Në emisionin e sotëm të “Njerëz në Fokus” në News24 të drejtuar nga gazetarja Ola Bruko, u trajtua tema “Lufta dhe paqja e ushtarëve tanë..”. Një temë kjo kushtuar ushtarëve që bëhen pjesë e misioneve ushtarake jashtë vendit, kryesisht paqeruajtës, shkruan BalkanWeb. (foto ilustruese)
Në fillim të emisionit, një prej paqeruajtësve shqiptarë i mbetur anonim ka rrëfyer jetën e tij pas misionit në Afganistan.
Në një intervistë për News24, ai u shpreh se nuk ka patur asnjë mbështetje nga shteti, dhe nga paga që merrte një pjesë i mbahej tatim.
“Kur vija nga misioni isha i ngarkuar emocionalisht. Nuk kam patur asnjë mbështetje nga shteti. Merrja 120 mijë lekë dita, dhe një pjesë e saj më mbahej tatim. Detyrimi i Ministrisë së Mbrojtjes është të na dërgojë me pushime. Ata që kanë rrezikuar jetën nuk kanë shkuar,” rrëfeu paqeruajtësi.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!