Vllaznia do te luaje neser ne oren 20.00 (me oren qipriote dhe 19.00 me oren tone) ndeshjen e pare te turit te dyte te “Conference League” ndaj AEL Limasol.
Takimi do te luhet ne stadiumin Tsirion dhe kuptohet qe favorite per te fituar, te gjithe shohin ekipin vendas, megjithate shkodrnanet do te tentojne suprizen.
Vllaznia do te kete mungesen e Da Silves, nderkohe qe gjithe te tjeret do te jene te gatshem. Trajneri Brdariç nderkohe duket se e ka ndare mendjen per 11-shen qe do te hedhe ne fushe nga minuta e pare.
Keshtu, ne porte si gjithmone do te jete Zogoviç, ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e perbere nga Gurishta, Adili, Imami dhe Bulatoviç.
Ne mesfushe do te luajne Krymi, Kaleziç, Kruja dhe Jonuzi, ndersa dyshja e sulmit pritet te jete e perbere nga Gjurgjevikj dhe A.Hoxhaj. Me kete formacion, Vllaznia do te tentoje te marre nje rezultat sa me te mire.