MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte 22 korrik 2021…

Moti për ditën e enjte, 22 korrik 2021, do të jetë me kthjellime dhe vranësira tëpakta në mesditë në zonat malore . Era do të jetë me intesitet me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat:

Zona malore 16/32°C

Zona e ulët 18/35°C

Zona bregdetare 20/33 °C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari