Skip to content
17 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ish- ministri: Reforma arsimore, “hiqja Lenes e verja Prenes”

ShkodraWeb 16 October, 2017
yllimanjani840

Nga Ylli Manjani

Kush mund të bëjë një reformë arsimore të vërtet? Pa dyshim jo më qeveria! Qeveritë tona janë të interesuar për vota dhe jo për edukim dhe shkollim. Kështu erdhën punët në këtë vend që cdo gjë jo politike bëhet e tillë.

Mesuesi, drejtori, Pedagogu e madje edhe Rektori e Akademiku shfaqen si njerëz “kujdeset” partia për ta. E pa precedentë është kjo sjellje, me thënë të drejtën!

Mesuesi nuk ka asnjë lidhje me partitë. As partitë nuk kanë asnjë punë me shkollën dhe mësuesin. Por ja që kemi arritur aty ku ske më se nga ta kapësh.

Kryeministri anuncoi largimin e 300 drejtuesve të shkollave dhe një numëri të madh mësuesish gjithashtu. Po mirë, të gjitha i kuptoj, por si ka mundësi që ka filluar shkolla me këta mësues e drejtorë që u dashkan zëvendësuar?! Ku vajti gjithë ajo reformë?!

Mësuesi si profesion është investim afatgjatë i shoqërisë. Shteti kujdeset që Ai apo Ajo të përmirësohet e të përshtatet me nevojat e brezit të ri për dije. Por si mund të ndodhë kjo gjë kur sa fillon viti shkollor partia e heq nga puna?! Nuk ka system menaxhimi Publik apo privat, të suksesshëm që flak mësuesin në rrugë! Nuk ka!

Kthetrat politike në sistemin arsimor janë gjithandej e në cdo gjë. Librat, Kurrikulat, metodat e mësimit, politika e personelit e deri edhe pastrimi e mirembajtja janë politike.

Ndaj mund të themi plotësisht se: autori i vërtetë i shkatërrimit të arsimit është POLITIZIMI.

Arsimi ka nevojë të de politizohet dhe të pavarësohet sa më shumë të jetë e mundur. Nuk janë vetëm Universitetet, që për mua duhet të jenë të pavarura (jo thjesht autonome), por i gjithë sistemi i shkollimit dhe i edukimit para universtitar.

Reformat që bën njëra parti përkundër partisë tjetër në qeverisje janë si të thuash “hiqja e Lenës e vërja Prenës”. Askush në politikë nuk ka këllqe të bëjë reforma afatgjata që lejojnë sistemin arsimor të funksionojë për kohë të gjatë. Burrat e pu-shtetit janë thjesht rob të votës!

Ndaj reformat duhen projektuar dhe duhen zbatuar ekskluzivisht nga akademike, profesore dhe përfaqësues të sipakur të menaxhimit. Jo nga ministra (megjithë respektin) e as nga qeveri. Qeveritë vetëm duhet të paguajnë kostot. Kaq.

Tekstet, metodat, kurrikulat e madje edhe përgatitja profesionale e mesueve të jenë në dorë e tyre jo të qeverisë.

Ajo qeveri që do të projektonte një skemë të tillë të reformës në arsim, do ta mbështesja pa asnjë rezervë!

Nejse, Gëzuar edhe këtë vit të ri (por me mendësi të vjetra) shkollor!

Post navigation

Previous: FOTO/ Policia greke sekuestron 32 kg kanabis, arrestohet 38- vjecari shqiptar drejtues i mjetit
Next: FOTO/ Permbyset kamioni me patate, shoferi shkodran perfundon ne spital

TË FUNDIT

tonin gjuraj unishk 2026

“Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit

ShkodraWeb 16 June, 2026
spak 2025

EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona

ShkodraWeb 16 June, 2026
prokuroria shkoder

Investuan para nga burime të paligjshme kriminale, Prokuroria Shkodër dërgon në gjykatë dy shtetas…

ShkodraWeb 16 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
  • “Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit 16 June, 2026
  • “Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet 16 June, 2026
  • EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona 16 June, 2026
  • Investuan para nga burime të paligjshme kriminale, Prokuroria Shkodër dërgon në gjykatë dy shtetas… 16 June, 2026
  • NGA ANTON KOSTERI – Morali, integriteti, dhe individi nuk janë pronë partie, lëreni Marjanën në mandatin e saj 16 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • NGA PAUL TEDESCHINI – Edi Rama e preu n’ besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun 16 June, 2026
  • NGA ROMEO GURAKUQI – Çdo presion për dorëheqje, përbën shkelje të rëndë të ligjit, edhe përgjegjësi penale 15 June, 2026
  • Surpriza më e madhe e Botërorit, debutuesit e Kepit të Gjelbër ndalin në barazim Spanjën pretendente 15 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rama berisha protesta 2026

OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës…

ShkodraWeb 16 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

“Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit

ShkodraWeb 16 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026
spak 2025

EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona

ShkodraWeb 16 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.