Para disa muajve, kryeministri Edi Rama u kërkoi dorëheqjen drejtorëve në Qarkun e Shkodrës. Arsyeja ishte zëvendësimi me gra i burrave,e me të cilët Rama ishte i pakënaqur. Një nga të dorëhequrit ishte edhe drejtorit i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë që mbulon Qakun e Shkodrës, Mustaf Kraja. Vendi mbeti vakant për shumë kohë dhe për disa muaj, u komandua Ylvi Shima.
Ndërsa pritej të mësohej emri i një zonje që do të zëvendësonte Mustaf Krajën, ka nisur punën një burrë, madje një malësor nga M.Madhe. Pjerin Spathari, një emër i njohur që mbante një detyrë në një nga drejtoritë e Bashkisë M.Madhe, është emëruar drejtor i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë. Pjerin Spathari më herët ka qenë kryetar i PD-së M.Madhe, ndërsa në zgjedhjet e një viti më parë, me siglën e Bindjes Demokratike, tentoi të fitojë për kryetar bashkie në M.Madhe përballë Tonin Marinaj, duke qenë pjesë e administratës.
Tashmë, Partia Socialiste ka vendosur ta ngrejë në një nivel më të lartë në administratë, duke harruar një premtim të kryeministrit Rama për zëvendësimin e drejtorëve- burra me drejtoresha në Qarkun e Shkodrës. /ShkodraWeb Media/