Kryebashkiaku Tonin Marinaj ka zhvilluar një takim me drejtorin e Institutit “Yunus Emre” Shkodër z. Zafer Kiyici dhe prefekten znj. Majlinda Angoni.
Gjatë këtij takimi u diskutua për realizimin e aktiviteteve kulturoro-artistike në Malësinë e Madhe. Aktiviteti që do të hapë siparin në javën e parë të shtatorit në Koplik, do të jetë ekspozita me thënie të poetit mistik turk Yunus Emre, të shkruara me kaligrafi dhe që kanë në përmbajtjen e tyre dashurinë dhe tolerancën. /Pubikuar në faqen zyrtare të Bashkia Malësi e Madhe në Facebook/