Skip to content
18 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ilir Meta do te kete nje vajze serbe ne kabinetin e tij presidencial…

ShkodraWeb 11 August, 2017
dejana
Nga Kastriot MYFTARAJ
Dejana Bozho Kallugjeroviç, militantja 21 vjeçare e LSI, kryetare e Rinisë Studentore të kësaj partie, njëkohësisht studente e gazetarisë, e cila në 2015, në moshën 19 vjeçare, u zgjodh anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës nga lista e LSI, në shtator pritet të hyjë në kabinetin e Presidentit Meta, si këshilltare e tij për minoritetet etnike. Zonjusha Kallugjeroviç është me origjinë sllave, malazeze, dhe i përket një fisi që në censuset e fundit të popullsisë në Mal të Zi janë deklaruar serbë.
Dejana këtë vit diplomohet për gazetari dhe komunikim në Universitetin Publik të Tiranës dhe mund të quhet me fat që do të gjejë punë madje që para se të marrë diplomën. Dhe punë të mirë pasi si asistente e Presidentit do të paguhet si të ishte deputete, rreth 150 mijë lektë rinj në muaj pa llogaritur pagesat për telefon, karburant, dietat për shërbimet e shpeshta, udhëtimet jashtë vendit.
Dejana e cila është vajzë me temperament të fortë, u bë e njohur para një viti kur me rastin e një deklarate të Ilir Metës, i cili tha se po të ishte nevoja për të mirën e Shqipërisë, shkonte e bënte burgun në Ëashington ose në Bruksel, duke lënë të kuptohej se qëllimi i reformës në drejtësi ishte arrestimi i tij dhe Sali Berishës. Me rastin e deklaratës së Metës, zonjusha Kallogjeroviç tha:
“Ilir Meta na ke gati, me ty jemi të gjithë Mujo Ulqinaku.”
A thua, se të parët e saj Kallogjeroviçë kanë luftuar në krah të Mujo Ulqinakut në Durrës, në 7 prill 1939!
Zonjusha Kallugjeroviç disa vite më parë nisur edhe një karrierë në art, si pjesëmarrëse në videoclipe këngëtaresh. Në një nga takimet me studentë që thërret shpesh Zonjusha Kallugjeroviç për të rekrutuar anëtarë për partinë e saj, u krijua një situatë komike, kur një vajzë e ndërpreu duke i thënë:
-Më fal, unë ty të kam parë në një videoclip!
Zonjusha Kallugjeroviç në fillim e mohoi, por pastaj kur të gjithë të ftuarit gjetën videoclipin në youtube në telefonat e tyre, u detyrua ta pohonte se kjo ishte e vërtetë, por do t’ i kishte pëlqyer të mos kishte ndodhur.
Në të vërtetë, edhe në detyrën e saj të re në Presidencë Zonjusha Kallugjeroviç, nuk do të bëjë gjë tjetër veçse videoclipe politike. Nejse, Dejana së paku do ta zbukurojë stafin e Presidencës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Shqiperia e fundit ne rajon per nivelin e pensioneve, vetem 86 euro, na e kalon edhe Bosnja
Artikull pasardhës: Foto/ Goca e Peleshit na pershendet nga Hawaii ku po relaksohet

TË FUNDIT

elisa edi 2026

OPINION – Për Elisën…

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
policia protesta 17 prill 2026

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
bardh spahiaaa spak 2024

“Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia

ShkodraWeb 17 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
  • “Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia 17 April, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinj nga Shkodra, njëri prej tyre qarkullonte me pistoletë pa leje 17 April, 2026
  • “Po më këshillojnë të hesht…”, reagon sërish Elisa Spiropali: Nuk kam frikë nga sulmet, s’kam asgjë për të fshehur 17 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 prill 2026… 17 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 prill 2026… 17 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 prill 2026… 17 April, 2026
  • “Atë gishtin mos ma drejto mua, fute…!”, plas sherri në TCH, Grida Duma përzë nga studio Alfred Lelën… 16 April, 2026
  • NGA TONIN GJURAJ – Për një program Bachelor të Studimeve Shqiptare- Albanalogji në UNISHK… 16 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 prill 2026…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
elisa edi 2026

OPINION – Për Elisën…

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
aksidenti rruga kombit 2026

EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
policia protesta 17 prill 2026

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.