Skip to content
12 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Ikën Nazer Seiti, por vjen Izet Haxhia, dyshimet pse ekstradimi i ish badigardit po bëhet tani”

ShkodraWeb 9 February, 2018
eniVasili

Nga Eni VASILI

Pak ditë më parë, Ministria e Drejtësisë vendosi me urgjencë dhe në mungesë të plotë transparence, ekstradimin e Nezar Seitajt drejt Italisë. Nezar Seitaj, ishte arrestuar si pjesë e grupit të Habilajve dhe njihej si “llogaritari” i parave të drogës së këtij grupi. Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, është akuzuar gjithashtu si i implikuar në këtë grup kriminal dhe për këtë arsye Prokuroria hapi hetimin. Nezar Seitaj ishte i vetmi dëshmitar në funksion të hetimit për Tahirin, si i akuzuar për implikim në grupin e Habilajve. Ekstradimi u konsiderua i dyshimtë, ndërsa nga opozita u cilësua si një rrugë e shpejtë dhe kriminale për të shpëtuar nga burgu Saimir Tahirin.

Pa u ftohur ende gjakrat për ekstradimin e Nazer Seitajt që shërbente për një çështje kaq të rëndësishme sa ajo e Tahirit, në Shqipëri do të ekstradohet Izet Haxhia, një prej të dënuarve në mungesë  për vrasjen e Azem Hajdarit. Një çështje që duket se është mbuluar nga pluhuri, kthehet në këtë situatë kaq të nxehtë kur po flitet ethshëm për arrestime peshqish të mëdhenj.

A mund të quhet rastësi ikja e Nazerit dhe esktradimi drejt Shqipërisë i Izetit? Koinçidencat janë tepër të mëdha për të konsideruar thjesht si të tilla. Situata nga jashtë duket e mirëstrukturuar nga mazhoranca, që ajo të dalë palagur nga skandalet e saj, pasi e vërteta është se çështja Seitaj implikon mazhorancën përmes Tahirit, ndërsa çështja Haxhia, kërcënon ish-liderin e opozitës Sali Berisha. Me ekstradimin e Seitajt, çështja Tahiri shkon drejt arkivës dhe po nga arkiva, publikut i ofrohet një tjeter dosje me pluhur 12 vjeçar përsipër, që vë padyshim në qëndër të vëmendjes smediatike, Berishën dhe opozitën.

Izet Haxhia ka akuzuar dhjetra herë vitet e fundit Berishën si të implikuar në vrasjen e Azem Hajdarit, si njeriun që e nxorri në pritë. Berisha nga ana e tij e cilësoi vrasës në shtator të 2014, në të vetmen përgjigje që dha rreth kësaj çështjeje në emisionin “Studio e hapur”.

Gjykata e Lartë në Turqi ka miratuar dje ekstradimin në Shqipëri të Izet Haxhisë dhe sot në kohë record, Ministria e Drejtësisë turke, e ka bërë fakt.

Ish truproja i Sali Berishës kur ishte president, Izet Haxhia, ndodhej në arrati, i dënuar si i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit në shtator të vitit 1998. Haxhia është dënuar nga drejtësia shqiptare me 25 vite burg. Nga ajo kohë ai jetonte në Turqi me statusin e azilantit politik. Duke komentuar vendimin për ekstradimine tij, ai e ka cilësuar si të dirigjuar nga politika, por ka theksuar gjithashtu se është gati të dëshmojë çfarë di për vrasjen e Azem Hajdarit, por vetëm para trupës së re të drejtësisë, që do të rrjedhë nga reforma në drejtësi.

Me një qetësi që lë vend për dyshime, Izet Haxhia thotë se do të kthehet shpejt në Shqipëri. Nuk dihet se çfarë garancish i janë ofruar dhe nga kush, që e bëjnë atë kaq të sigurtë. Nuk dihet gjithashtu nëse është këmbyer me ndonjë Gulenist apo aferë financiare, dilema dhe dyshime të cilat shpesojmë se koha do i tregojë.

Post navigation

Previous: Abuzimet me pronat, arrestohet ish- kryetari i komunës dhe 3 zyrtarë
Next: PËRMBYTJET/ Situata paraqitet e njëjtë, shkarkimet vazhdojnë- nesër rikthehen rreshjet

TË FUNDIT

makiaveli protesta 2026

ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë…

ShkodraWeb 9 June, 2026
protesta berisha burg shkoder 2026

VEZHGIMI – Berisha “i shpëton” burgut në protestën e flamingove në Shkodër, “u burgos” vetëm Edi Rama…

ShkodraWeb 7 June, 2026
ylli manjani zverneci 2026

NGA YLLI MANJANI – Protesta e Zvërnecit dhe protesta e Tiranës nuk janë e njëjta gjë…

ShkodraWeb 2 June, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
  • NGA ALBERT VATAJ – “Porta e Parajsës”, një nga stolitë më mbresëlënëse arkitekturore të traditës islame 11 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
  • NGA EVA VATOCI – Ku ishte shteti para se të ndodhte tragjedia…? 10 July, 2026
  • VIDEO – Xhelozia shkaktoi tragjedinë e çiftit Ziçi në Shkodër, kjo është pista që po heton policia… 10 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
vrasja pavlin preka 2025

U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës…

ShkodraWeb 11 July, 2026
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir…

ShkodraWeb 11 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.