
Ka tentuar të korruptojë me 2.000 lekë policin rrugor që e ndaloi taksa lëvizte me makinë, por ka përfunduar në polici i arrestuar. Fati i keq ka qënë i një 60- vjeçari nga Shkodra, i cili ka rënë në “rrjetën” e kontrolleve të uniformave blu në Kurbin. Sipas komunikatës së policis, shkodrani lëvizte me shpejtësi jashtë normave të lejuara dhe për rejdhojë, është ndaluar. Bashkë me dokumentet, ai i ka ofruar policit edhe 2.000 lekë. Kaq ka mjaftuar që të njoftohet grupi i gatshëm, i cili ka bërë arrestimin e 60- vjeçarit.
“Më datë 22.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.I, vjeç 60, banues në Shkodër, pasi në Gjormë, Kurbin, duke lëvizur me shpejtësi mbi normat e lejuara me mjetin tip “Benz” dhe pas ndalimit nga policia rrugore së bashku me dokumentacionin e mjetit i ka afruar punonjësit të policisë 2.000 lekë për të mos e ndëshkuar. Neni 244 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!