Vjen reagimi i kryetarit te Gjykatës së Vlorë Skënder Haluçi, fill pas ngjarjes me te fundit te ndodhur ne kete gjykate, arratise se te paraburgosurit, Mikel Kasa, pasi i dhane denimin.
Ai ka deklaruar per mediat, se gjykata ka mungese te personelit te sigurimit.
“Ne kohen e vendimit ne sallën e gjyqit ishin vetëm dy punonjës policie. Në këtë ambient nuk ka asnjë personel tjetër sigurimi, pavarësisht kërkesave që kam bërë prej vjetësh. I kërkojmë autoriteteve shqiptarë që të marrin masa”- ka thene ai.