I jep fund jetës me fostoksinë 17 vjeçarja nga Malësia e Madhe, i fejuari grabiti kasafortat e motrës së saj në Tiranë

Vetëm pak kohë pasi 27-vjeçari Kristian Fusha pranoi vjedhjen e dy kasafortave në Tiranë, e fejuara e tij, Samanta Prelë Vitaj mësohet se ka vrarë veten.

Dyshohet se e reja vetëm 17 vjeç përdori fostoksinë për të marrë jetën e saj.


Kristian Fusha ka pranuar se ka vjedhur kasafortat e Eva Vitajt, e cila jetonte në Tiranë dhe ishte motra e të fejuarës së ndjerë.

Mësohet se familja e Samanta Vitajt nga Malësi e Madhe nuk ishte dakord me lidhjen e saj me 27-vjeçarin.