Humb betejën me virusin e rrezikshëm ish- deputeti i PS- së, ishte dërguar për kurim në Turqi…

Ka humbur betejën me Covid- 19 ish- deputeti i PS- së, Marko Bello. Mësohet se 59- vjeçari ishte dërguar për kurim në Turqi, por nuk ka ka dalë të mposhtë sëmundjen e rëndë.


Marko Bello, lindi më 12 shtator të vitit 1961 dhe ishte deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Bello po ashtu  ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.

Në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv/ministër i Mbrojtjes.

Marko Bello ishte dhe një nga anëtarët themelues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Deputeti i PS Marko Bello, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar ne lidhje me kerkesen e PD per lirimin nga detyra te anetarit te KQZ, Ilirian Muho, i propozuar nga LSI, si dhe zevendesimin e tij me nje nga dy kandidaturat e paraqitura nga Partia Republikane, Klement Zguri ose Patriot Coba.
ShkodraWeb Channel