Gjatë bashkëbiseedimit në lidhje me çeshtjen e teatrit, më gazetarët kreu i PD, Lulzim Basha , është ndalur edhe tek fotot që kanë qarkulluar këto ditë ku shfaqen vrima në muret e teatrit .
Sipas Bashës këto janë vepra të policisë bashkiake, të cilat i bëjën gjatë natës.
“Atyre horrave të Policisë Bashkiake që çon për të hapur vrima në muret e vjetra dua t’i kujtoj kryetalibanit që qendrat e disa qytetareve evropiane u rrafshuan në luftën e dytë botërore dhe i ringritën për të mbajtur gjallë trashëgiminë kulturore. Popullit i lind e drejta të rezistojë me të gjitha format dhe mënyrat për të parandalaur që nesër fati i teatrit t’i vije te shtëpia e tyre, vendi i punës dhe liritë e tyre. Dua t’i jap të qartë një paralajmerim Fusha shpk s’ka asnjë shans të gëzoni frutet e një ndërmarrje të tillë kriminale, asnjë shans. Çdo veprim i Fusha shpk dhe çdo entiteti tjetcr do të jetë subjekt i një ligji të amenduar antimafia. Në bazë të kësaj do iu sekuestrojmë çdo centimetër katror dhe çdo cent a miliard euro për shkeljet që do konstatojmë. Sikundër nëse guxoni t’i vini minat teatrit, minat do ua vemë edhe kullave tuaja me ligj. Ky paralajmerim vjen edhe për ndonjë bankë që mendon se mund të investojë në këtë projekt, ndonëse kam bindjen se këto janë paratë e Toyota Yaris apo Seat”, tha Basha.