
Dashi: Fundi i këtij muaji po na jep jo pak emocione. Mungon shumë pak që të futemi në gusht dhe do të ketë shumë lajme rrugës. Në punë do ju presin shumë mundësi.
Demi: E premtja ishte një ditë mjaft e vështirë. Ankthi dhe stresi ishin me bollëk dhe kjo ju ka sjellë një çoroditje. Por besojuni vetes sot dhe reagoni duke lënë çdo gjë pas. Në punë vazhdon ajo që keni nisur.
Binjakët: Mundohuni të mos shtyni asgjë. Ka gjëra që mund t’i zgjidhni dhe dashuria do të jetë gjithmonë pranë jush. Në punë do ketë përgjegjësi të reja.
Gaforrja: Ka disa të reja në botën e dashurisë. Edhe nëse nuk jeni plotësisht të bindur, duhet të filloni të lëshoni pé duke qenë më tolerantë. Në punë, mos u përhumbni vetëm sepse keni frikë të çoni përpara diçka.
Luani: Shumë nga gjërat që keni menduar se keni marrë nga gjysma tjetër, duket se janë zhdukur. Në realitet, njerëzit dhe gjërat kanë ndryshuar dhe nuk keni pse ta ndëshkoni veten për këtë. Ju keni forcën për të përballuar këtë moment dhe mbi të gjitha, për të surprizuar shumëkënd në punë.
Virgjëresha: Mos u dekurajoni për një nga periudhat më ‘ekstreme’ të sezonit po vjen. Po afrohen në punë gjithnjë e më shumë mundësi, por sytë katër që mos t’i humbisni.
Peshorja: Marsi është në anën tuaj sot. Shumë lajme të momentit, në fakt ju çojnë në një pikë specifike, sidomos në gusht dhe shtator.
Akrepi: Po i kapërceni dalëngadalë vështirësitë e mbylljes së muajit dhe nisjes së tjetrit. Kjo po ju çon në një pikënisje shumë të mirë nga e cila mund të dini si të ecni përpara, qoftë edhe në punë.
Shigjetari: Po harroni një nga karakteristikat më të rëndësishme të Shigjetarit: moskokëçarjen. Filloni ta bëni këtë dhe gjërat do të ndryshojnë. Edhe në punë.
Bricjapi: Mundohuni të kontrolloni emocionet, mos ia hidhni gjithçka partnerit tuaj. Në punë, filloni të ndryshoni këndvështrimin tuaj dhe të ndiqni instinktet.
Ujori: Shumë situata të periudhës së fundit, ju kanë sjellë pak konfuzion. Në punë mundohuni të kapërceni keqkuptimet që duket se vetëm mund t’ju dëmtojnë.
Peshqit: Shumë të reja janë në ajër ditët e fundit. E nga ana tjetër, shumë momente keni marrë për veten tuaj duke i shfrytëzusar për të kaluar bukur. Mos harroni kurrë se çfarë mund të bëni dhe deri ku mund të arrini.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!