HOROSKOPI – Parashikimi i yjeve për ditën e sotme e martë, 23 gusht 2022, çfarë ju rezervon fati…?

Dashi

Hëna është disonante, jeni pak nervoz dhe po bëni ca biseda si me shaka, që mund të mërzitin njerëzit që ju rrethojnë. Në punë, gjërat jo fort mirë: përpiquni të mos bëni polemika, duhet të gjeni pak qetësi!


Demi

Yjet janë në anën tuaj, por në dashuri duhet të sqaroni diçka me gjysmën tuaj. Në punë, periudha është premtuese: Dielli është i favorshëm dhe diçka ka filluar të lëvizë!

Binjakët

Favorizohen takime të reja: mos i nënvlerësoni, por përfitoni prej tyre. Në punë, gjithçka varet nga ju dhe nga ajo që dëshironi. Nuk keni asnjë vështirësi dhe asnjë pengesë në rrugë!

Gaforrja

Në dashuri, përpiquni të zgjidhni një problem sepse nuk mund të gjeni harmoninë e duhur. Në punë, nuk është koha e duhur për projekte të reja: herë pas here mund ta rishikoni këtë!

Luani

Në dashuri një nga ju po përpiqet të flasë, të sqarojë diçka që nuk shkon. Në punë nuk ju mungojnë idetë dhe java e ardhshme do të jetë produktive!

Virgjëresha

Hëna është në anën tuaj, ndaj dashuria po shkon mirë. Në punë ditët janë interesante, sidomos nëse keni në mendje një projekt të ri!

Peshorja

Hëna është disonante, ndaj kini kujdes për trazira të mundshme në sferën sentimentale. Në punë, Mërkuri fillon një tranzit të rëndësishëm: po sikur të organizosh diçka të bukur?

Akrepi

Në dashuri është më mirë të largoheni pak, të krijoni një farë distance sa për të kthjelluar mendjen. Në punë, mendoni që tani për shtatorin. Dhe për projektet e ardhshme!

Shigjetari

Fundi i muajit do të jetë i veçantë për dashurinë. Në punë nuk mungojnë lajmet dhe projektet e mëdha janë në prag!

Bricjapi

Hëna është ende në dizavantazh me shenjën tuaj në sferën e dashurisë, ndaj përpiquni të jeni të duruar. Në punë, edhe aty përpiquni të mos debatoni dhe mbani larg sa më shumë polemikat!

Ujori

Në dashuri, kini kujdes nga marrëdhëniet me të lindurit në shenjën e Dashit dhe Gaforres. Në punë, përpiquni të jeni të duruar për sa i përket sferës ekonomike: pa merak se zgjidhjet do të vijnë!

Peshqit

Takimet e reja janë të mundshme të martën në mbrëmje, përpiquni të lini veten të shkojë pas rrjedhës së emocionit të ri. Në punë, kohë interesante ju pret në vjeshtë!