EMRAT+VIDEO – Sherr në lokalin e Shelqetit në Vau Dejës, 37 vjeçari vret me kallash 51 vjeçarin nga Shkodra…

Më datë 23.08.2022, rreth orës 03:00, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi Alfons Palushani, 37 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Agron Metushi, 51 vjeç, banues në Shkodër.

Nga veprimet e shpejta dhe hetimet paraprake të kryera nga Policia, dyshohet se konflikti për motive të dobëta ka nisur në lokalin e fshatit dhe menjëherë shtetasi Alfons Palushani ka shkuar në banesë ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe në momentin që shtetasi Agron Metushi ka hipur në automjetin e tij për tu larguar shtetasi Alfons Palushani e ka qëlluar me armë zjarri.


Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.