Skip to content
20 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Argëtim
  • Kryesore

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 23 prill 2022…

ShkodraWeb 23 April, 2022
horoskopi paolo fox

Dashi

Lëreni mënjanë humorin e keq të ditëve të kaluara! Tashmë ka ardhur momenti që të shikoni përpara dhe të prisni mundësitë që do ju ofrohen. Megjithatë duhet të mbani parasysh se për të pasur rezultate të mira, nuk mjafton mbështetja e yjeve, por duhet vendosmëria juaj.

Demi

Duhet të tregoheni pak të durueshëm, pasi qysh nga dita e shtunë gjërat do të shkojnë shumë më mirë. Do të keni shumë dëshirë për të dashuruar, për të qëndruar me të tjerët dhe për të buzëqeshur. Kjo fundjavë ju rendit mes një prej shenjave më të favorshme.

Binjakët

Kjo e shtunë do ju gjejë nervoz dhe aspak në humor, ndaj do të ishte mirë që të shmangnit konfliktet dhe polemikat, sidomos në punë. Nuk jeni të sigurtë për atë që doni. Në dashuri diçka ju shqetëson, ndaj mundohuni të sqaroheni, por duke shmangur konfliktet.

Gaforrja

Keni nevojë për qetësi, por duket se ankthi dhe tensioni nuk ju lënë të qetë, sidomos sa i takon çështjeve ekonomike. Duhet të tregoni më shumë kujdes për ndjenjat, të cilat po i lini pas dore për shkak të problemeve të jashtme.

Luani

Kjo e shtunë do ju gjejë të mbushur me energji pozitive, sidomos lidhur me punën dhe karrierën. Do të shihni rezultate të mira, si fryt i përkushtimit tuaj. Vetëm në dashuri do të ketë diçka që nuk shkon. Duhet të bëni qartësi dhe nëse tregoni kujdesin e duhur, do ia dilni më së miri.

Virgjëresha

Keni nevojë të jini të qetë, pasi në të kundërt nervozizmi shoqëruar me problemet fizike mund t’iu hapë probleme. Mundohuni që të shkarkoni stresin dhe të gjeni momente paqeje, duke u larguar nga njerëzit negativ. Gjërat do të zgjidhen gradualisht.

Peshorja

Në dashuri do të keni disa dyshime. Ndoshta druani se njeriu i zemrës nuk ka ndjenja shumë të sinqerta ndaj jush, ose sepse nuk iu përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Keni nevojë për qartësi për të parë se si janë gjërat. Situatat mund të zgjidhen vetvetiu, ndaj mos i sforconi gjërat.

Akrepi

Parashikohet një ditë mjaft pozitive gjatë së cilës do të ndiheni të relaksuar dhe larg stresit dhe konfliktet e ditëve të kaluara. Do të jeni të mbushur me energji dhe ky rikuperim do të ndikojë pozitivisht edhe në trupin tuaj. Përfitoni nga kjo periudhë e favorshme për të vepruar.

Shigjetari

Do të jetë një ditë mjaft pozitive ku gjërat që dukeshin se nuk ecnin do të marrin drejtim mjaft interesant. Do të përjetoni emocione të bukura, ndaj lëreni veten të lirë për të shijuar çdo moment.

Bricjapi

Do të jeni disi të tensionuar, sidomos në dashuri. Nëse raporti në çift është në krizë, mund të analizoni situatën me shumë kujdes në mënyrë që të shmangni polemikat. Bëni qartësi me veten tuaj, merrni vendimin që ju përshtatet, pa u bërë pishman. Kjo pasi situata tërhiq e mos lësho, ju ka lodhur.

Ujori

Ndikimi tranzit i Uranit, nuk do të jetë shumë pozitiv. Ndonëse shenja jua është revolucionare, të gjitha të rejat që do të vijnë, do ju turbullojnë. Mundohuni që të merrni më të mirën nga çdo gjë, pasi do të ketë shumë gjëra pozitive. Do të hasni edhe probleme ekonomike, të cilat kërkojnë zgjidhje. Duhet të jeni të matur edhe me shpenzimet.

Peshqit

Dita nuk do të jetë në ritmin e duhur, por përmirësimi do të nisë qysh nga e enjtja, ndaj mos u shqetësoni shumë. Mundohuni vetëm që të pushoni pak më shumë. Parashikohen zhvillime dhe projekte të reja të cilat premtojnë rezultate të favorshme. Mos i braktisni ëndrrat, pasi shumë shpejtë mund t’i ktheni në realitet.

ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: FOTO – Termeti 5.7 ballë, ja mesazhi që mbërriti në celularët Android pak sekonda para lëkundjes…
Artikull pas: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 23 prill 2022…

TË FUNDIT

vior sinani alban xhaferi 2025
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia…

ShkodraWeb 20 May, 2025
vitor martini 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit

ShkodraWeb 20 May, 2025
hani hotit dogana 2
  • Aktualitet

EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi

ShkodraWeb 20 May, 2025

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit 20 May, 2025
  • EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi 20 May, 2025
  • STATISTIKAT – Përfundimi i numërimit të votave në Qarkun Shkodër, PS rritje të dukshme, PD humb shumë pikë… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Hapësirë unike kushtuar trashëgimisë e historisë së Shkodrës”, Beci: Muzeu i Lundrimit po merr formë 20 May, 2025
  • “Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët”, shpërthen keq në PD, Kalaja akuza deputetes demokrate 20 May, 2025
  • KUVENDI I RI – PS me 53 emra të rinj, PD me “gardën” e vjetër në parlament, 43 nga lista e mbyllur, 7 nga ajo e hapur 20 May, 2025
  • “5539 zemra larg, por gjithmonë pranë Shkodrës”, Benet Beci falenderon Diasporën për mbështetjen në zgjedhje 20 May, 2025
  • EMRI – U ekzekutua pak pas mesnate, policia jep detaje për 29- vjeçarin që ndërroi jetë në spital… 20 May, 2025
  • “Në dy muajt e parë të viti u shënuan vetëm 980 kërkesa”, Eurostat: Bien aplikimet e shqiptarëve për azil 20 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 20 maj 2025… 20 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 20 maj 2025… 20 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

vior sinani alban xhaferi 2025
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia…

ShkodraWeb 20 May, 2025
vitor martini 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit

ShkodraWeb 20 May, 2025
hani hotit dogana 2
  • Aktualitet

EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi

ShkodraWeb 20 May, 2025
ps pd logo shkoder sfond
  • Aktualitet

STATISTIKAT – Përfundimi i numërimit të votave në Qarkun Shkodër, PS rritje të dukshme, PD humb shumë pikë…

ShkodraWeb 20 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.