Përdoruesit duhet t’ju përgjigjen disa pyetjeve…krijohet aplikacioni që parashikon jetëgjatësinë e njeriut…!

Disa ekspertë nga Universiteti i Anglisë Lindore kanë krijuar një aplikacion i cili është i aftë të parashikojë jetëgjatësinë e njeriut si dhe rrezikun e problemeve akute në zemër për 10 vitet e ardhshme


Sipas “The Sun”, App-i për të dalë në konkluzione të dhënash përdor informacione të tilla si pesha, gjatësia, gjinia dhe presioni i gjākut për të përcaktuar cilësinë e jetës dhe vitet që i kanë mbetur një personi.

Aplikacioni quhet “MyLongevity” dhe gjithashtu mbështetet në të dhënat e tij edhe prej zones ku banon, sëmundjeve të mbartura të tilla si diabeti, kolesteroli i lartë dhe artriti reumatoid.

Përdoruesit e aplikacionit duhet t’ju përgjigjen disa pyetjeve në mënyrë që më pas të kenë një përgjigje…

Elena Kulinskaya, një prej projektueseve tha se ky aplikacion “mund t’i ndihmojë gjithashtu njerëzit të rrisin jetëgjatësinë e tyre duke përmirësuar jetesën në mënyrë të shëndetshme.”

Mbështet ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media 2017 – 2020 © TË GJITHA MATERIALET NË KËTË FAQE MUND TË PËRDOREN LIRISHT NGA INDIVIDË E MEDIA, DUKE CITUAR NGA JANË MARRË. FALEMINDERIT!

ShkodraWeb Channel
ShkodraWeb Marketing