Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje në praninë e Presidentit amerikan Donald Trump, detajet e së cilës ende nuk dihen. Mediat kosovare shkruajnë sot se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka kërkuar që në marrëveshjen e sotme të hiqet “Republika e Kosovës” dhe të mbetet vetëm “Kosova”.
Megjithatë, kjo kërkesë nuk është pranuar nga i dërguari i posaçëm i Trump për Kosovën, Richard Grenell.
Amerikanët kanë deklaruar se nëse hiqet “Republika e Kosovës” do të hiqet termi edhe “Republika e Serbisë”, pas kësaj dy palët si ajo kosovare sikurse ajo serbe kanë pranuar që në marrëveshje të jenë vetëm emrat e shteteve.
Kosova dhe Serbia do jenë emrat në marrëveshjen e sotme mes dy vendeve si dhe emrat e kryeqyteteve, Prishtina dhe Beogradi. Marrëveshja konsiderohet vetëm me karakter ekonomik.