Gjendet një sasi hashashi e hedhur në periferi të qyteti të Korçës pak minuta më parë. Sipas të dhënave paraprake mësohet se persona të paidentifikuar e kanë hedhë sasinë e hashashit dhe më pas janë larguar. Lënda narkotike është gjetur në rrugën që të çon në Moravë, ndërsa mendohet se lënda narkotike është flakur në rrugë pasi mund të jetë prishur. Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve./shqiptarja/