E ftuara e djeshme në studion e Rudina Magjistarit është një ndër personazhet më të komentuara në radhët e Parlamentit shqiptar. Grida Duma, deputetja e Partisë Demokratike, e ardhur në politikë nga bota akademike është dalluar gjithmonë për karakterin e saj të fortë, elokuencën në debat, por edhe pamjen e jashtme ku shquhet per stilin dhe elegancën. Në një rrëfim të sinqertë përballë teleshikuesve, Grida ka folur për sfidat e saj në politikë, jetën personale, marrëdhënien me djalin Joelin, si dhe ka prekur një temë që u diskutua gjatë në media: mesazhet erotike që presupozohen të ishin pjesë e një bisede mes saj dhe kolegut, Ervin Salianji.
E pyetur për këtë çështje, ajo tha : ‘’ Ka disa momente të vogla siç është baltosja nëpër portale. Është një kosto mendore, pa diskutim. Por kush është kosto mendore, që disa njerëz po të shajnë? Jo, asnjë problem nuk kam me këtë. Gjithmonë duhet të bëjmë numërimin që ka 3 njerëz që na shajnë, ndoshta dhe 300, por janë 3.000 apo 300.000 ato që na duan.Por e mirëkuptoj baltosjen deri në një masë të caktuar sepse njerëzit kanë nevojë të shfryjnë dhe mund të jetë të painformuar apo me një zili si pasojë e jetës së keqe.Edhe nëse ne do të bënim një dialog të gjatë a do të gjenim një personazh të vetëm të cilin ky vend nuk e ka baltosur? Edhe njerëzit me të cilët jemi nderuar me çmime ndërkombëtare nuk i kanë shpëtuar baltosjes. Nuk i ka shpëtuar askush.” /living.al/