Dy kompani janë grabitur brenda pak orësh në rajonin e Shkodrës. Fillimisht, janë vjedhur zyrat e një kompanie në Shtoj i Vjetër, ku janë parrë një sasi euro. Policia nuk bën me dije shumën, ndërsa thotë se po punohet për kapjen e autorëve të mundshem. Fat të keq ka patur edhe një kompani në fshatin Ramekaj, por nuk janë grabitur para. Sipas policisë, është vjedhur hard disku i serverit të të dhënave të kompanisë si dhe 2 USB Drive. Edhe në këtë rast, policia po punon për gjetjen e autorëve.
“Më datë 07.06.2018, gjatë natës, në fshatin Shtoj i Vjetër, kanë vjedhur në zyrat e një kompanie, me pronar shtetasin L.T., vjeç 47, ku kanë marrë një sasi euro. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/2 i Kodit Penal.
Më datë 07.06.2018, gjatë natës, në fshatin Ramekaj, është vjedhur zyra një kompanie, me pronar shtetasin A.Gj, vjeç 49, ku kanë marrë Hard-Diskun e Serverit të dhënave të Kompanisë dhe 2 USB flash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.”, thuhet një njoftimin e policisë së Shkodrës.