Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Gjykata Kushtetuese nis sot shqyrtimin e vendimit të Kuvendit, do të shkarkohet apo jo Presidenti Meta?

ShkodraWeb 1 February, 2022
ilir meta gjykata kushtetuese

Gjykata Kushtetuese do nisë sot në orën 10 seanca publike për shqyrtimin e çështjes për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Për herë të parë në historinë e pluralizmit politik në Shqipëri, organi më i lartë i drejtësisë do të zhvillojë një proces shkarkimi ndaj kreut të shtetit. Kërkesa për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës u depozitua në kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë pas miratimit të raportit të ngritura nga komisioni hetimor. Kjo kërkesë u depozitua më 1 korrik, rreth 7 muaj më parë.

Më datën 9 maj, dy javë pas zgjedhjeve të 25 prillit, Kuvendi i Shqipërisë, miratoi me 104 vota pro, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 e pavlefshme raportin përfundimtar i Komisionit Hetimor. Nga ana e tij Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar vendimin e Kuvendit si “nul”, nga i cili nuk ka asnjë shqetësim. KËRKESAT E PS 49 deputetë të Partisë Socialiste i kërkuan Kuvendit në fillim të majit të ngrinte një Komision Hetimor për shkarkimin e Presidentit për shkelje të rënda të Kushtetutës.

Sipas maxhorancës, Presidenti i Republikës ka kryer në mënyrë të përsëritur disa akte dhe sjellje, të cilat në vlerësimin e deputetëve përbëjnë shkelje të rënda dhe flagrante të Kushtetutës. Aktet e Presidentit konsistojnë në sjellje dhe mesazhe publike të tij në kundërshtim me parimin e unitetit të popullit, të cilat nuk përkojnë me rolin e tij përfaqësues dhe ekuilibrues në jetën e vendit. Në abuzim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, si dhe në kushtet e shkeljes së rëndë dhe flagrante të Kushtetutës, z. Ilir Meta para, gjatë dhe pas periudhës së fushatës zgjedhore 2021, me veprimet, sjelljet dhe mesazhet e dhëna në publik nuk ka garantuar unitetin kombëtar, ka nxitur konfliktin politik.

Deklaratat dhe mesazhet e intensifikuara të Presidentit në atë periudhë qartazi favorizojnë partitë opozitare dhe njëkohësisht denigrojnë maxhorancën, duke cenuar kështu rëndë barazinë e konkurrimit politik dhe duke shkelur paanësinë politike që Kushtetuta i ka veshur Presidentit të Republikës. Mesazhet publike të Presidentit një ditë para ditës së votimit, e rregulluar ligjërisht si dita e heshtjes zgjedhore në respekt të së drejtës kushtetuese të individëve për të zgjedhur. Mesazhe denigruese ndaj përfaqësuesve të lartë të misioneve diplomatike në Shqipëri si persona të shituar e të blerë nga maxhoranca apo Kryeministri, cenuan rëndë të drejtat kushtetuese të individëve, imazhin dhe reputacionin e vendit dhe marrëdhëniet me partnerët strategjike të Shqipërisë si BE-ja dhe SHBA-ja. SHTYRJA Gjykata Kushtetuese kishte caktuar si datë për shqyrtimin e çështjes datën 18 janar, por seanca u shty për shkak se anëtari dhe relatori i çështjes Përparim Kalo rezultoi pozitiv me COVID-19.

“Çështja me kërkues Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe objekt: ‘Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës’, e planifikuar për t’u zhvilluar në seancën plenare publike të datës 18.01.2022, ora 10:00, bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar, është shtyrë për në datën 01.02.2022, ora 10:00, për arsye se relatori i çështjes ka rezultuar pozitiv me COVID-19″, thuhet në njoftimin e Kushtetueses në 17 janar, një ditë përpara seancës.

SHKELJET E PRESIDENTIT

Shkelja e betimit të Presidentit (neni 88/3 i Kushtetutës);

Shkelja e detyrimeve kushtetuese të Presidentit për të qenë përfaqësuesi i unitetit kombëtar (neni 86/1 i Kushtetutës);

Shkelja e detyrimeve kushtetuese për të mos kryer aktivitet privat, për të mos qenë anëtar partie politike (neni 89 i Kushtetutës);

Shkelja e detyrimeve kushtetuese për të mos ushtruar asnjë kompetencë, që nuk është parashikuar në Kushtetutë dhe në ligj (nenit 94 i Kushtetutës);

Cenimi i të drejtave kushtetuese të individëve; cenimi i procesit zgjedhor;

Cenimi i sigurisë dhe rendit;

Cenimi i marrëdhënieve me partnerët strategjikë të Shqipërisë;

Cenimi i imazhit dhe reputacionit të vendit;

Cenimi i figurës së institucionit të Presidentit;

Abuzim me kompetencat kushtetuese të Presidentit.

Post navigation

Previous: FOTO – Aksident i rëndë në Lezhë, makina del nga rruga dhe përplaset me pemët, shoferi në gjendje të rëndë
Next: FOTOLAJM – Berisha prezantoi koalicionin “Shtëpia e Lirisë” me LSI- në për 6 marsin, ja cila është logoja e tij

TË FUNDIT

trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.