
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë, ku automjeti ka dalë nga rruga e për pasojë drejtuesi është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Nga vendngjarja raportohet se rreth orës 07:00 të mëngjesit një makinë tip “Benz” doli nga rruga duke u përplasur me disa pemë dhe duke përfunduar në kanal.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia lidhur me ngjarjen në fjalë.
Në vijim, pritet që policia e Lezhës të dalë me një komunikatë zyrtare për aksidentin por edhe gjendjen shendetësore të drejtuesit të mjetit.





