
Zbulohet logoja e koalicionit të ri mes grupit të Sali Berishës dhe LSI-së, që do të garojnë të bashkuar në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Nën emrin “Shtëpia e Lirisë” logoja mban simbolin e flamurit kombëtar dhe ngjyrat blu.
“Ne marrim pjesë në zgjedhje sepse bojkoti nuk është opsion për ne. Ne dalim në koalicion, LSI është pjesë e koalicionit. Po negociojmë për partitë e tjera,” – deklaroi dje Berisha.





