Gjykata e Posaçme GJKKO rrëzon SPAK për sekuestrimin e pasurisë së ish- kreut të Gjykatës Kushtetuese…

Gjykata e Posaçme- GJKKO, ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për të sekuestruar pasurinë e ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.

Raportohet se gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani ka rikthyer edhe njëherë çështjen në SPAK për përfundim të plotë të hetimeve për këtë çështje.


SPAK ngriti ndaj Dedjas akuzën për fshehje të ardhurash dhe deklarim të rremë.

Referuar hetimeve të SPAK, rezulton se ish-gjyqtari ka pasuri të paluajtshme që nuk i justifikon me burimet e deklaruara të të ardhurave.