Skip to content
28 January, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Personazh

Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin, Genc Tafili do të përfundojë në burg pjesën e mbetur të dënimit me 25 vjet

ShkodraWeb 1 month ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

167

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Genc Tafilit, i cili kërkonte lirinë. Anëtari i Gjykatës së Lartë Ilir Panda ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila në maj të 2021-it vendosi rikthimin e tij në burg, për të vuajtur vitet e mbetura për vrasjen e kryekomisar Arben Zylyftarit.

Tafili u dënua me 25 vite burg, për vrasjen e Arben Zylyftarit, ish-kryepolicit të Shkodrës, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2000. Edhe pse kishte për të bërë 25 vite burg, ai u lirua në 2017 nga Gjykata e Krujës, pasi kreu 17 vite burg nga gjykatësja e asaj kohe Enkelejda Hoxha, e cila vendosi lirim me kusht.

Vendimi i Hoxhës u ankimua dhe Gjykata e Apelit në maj të vitit 2021 dhe kërkoi që Genc Tafili të arrestohet dhe të dërgohet në qeli për të vuajtur vitet e mbetura të burgut. Ai u shpall nga autoritetet në kërkim ndërkombëtar dhe u arrestua 5 vite më vonë në Gjermani.

Operacioni ku u vra kryepolici Arben Zylyftari

Ishte data 2 gusht e vitit 2000. Forcat e policisë së Shkodrës me në krye Prelë Pjetrushin vihen në gjurmët e Bahri Tafilit, person i shpallur në kërkim për në vrasje për çështje pronësie. I kërkuari mbyllet në banesë së bashku me Genci Tafilin dhe nga aty nisin rezistencën me armë kundër policisë.

Pjetrushi kërkon përforcimi dhe në krye të forcave të ndërhyrjes së shpejtë u vendos vetë Arben Zylyftari. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, Zylyftari mori një plumb në gjoks dhe më pas ndërroi jetë në Spitalin e Shkodrës.

Policia iu kundërpërgjigj, ku i vrarë mbeti Bahri Tafili, ndërsa u arrestua djali i tij, Genci Tafili. Në kërkim u shpall edhe Admir Tafili. Ky i fundit u betua për hakmarrje dhe fajësonte për vrasjen e të atit Prelë Pjetrushin. Ndaj këtij të fundit disa vite më vonë u ndërmor një sulm, ku mbeti i plagosur rëndë. Pjetrushi më vonë largohet nga Shqipëria, ndërsa Admir Tafili i vret dy vëllezërit, Nik dhe Gjovalin Pjetrushi.

Për këtë krim ai u arrestua dhe dënua me burg përjetë dhe vijon e vuan dënimin në burgun e Drenovës. Kimete Tafili, bashkëshortja e Bahri Tafilit dhe e ëma e Admir e Genci Tafilit, në vitin 2010 është shprehur se i shoqi është vrarë pasi u dorëzua dhe i prangosur nga Prelë Pjetrushi dhe se autorët e vërtetë të vrasjes së Arben Zylyftarit janë të lirë.

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: PERSONAZH – 10 vjet më parë ndahej nga jeta Gëzim Uruçi, eksploratori më i madh shqiptar i të gjitha kohërave
LAJM PAS: “Me dorën time të çova n’ burg”, aktori Çun Lajçi feston 77- vjetorin me një dedikim për djalin e tij…

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…

2 hours ago
Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • Aktualitet

Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023

2 hours ago
BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…
  • Aktualitet

BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…

4 hours ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…
  • Grupimi “Alibeaj” në PD vijon prezantimin e kandidaturave për “14 majin”, përcaktohet emri i parë në Qarkun Shkodër
  • Dyshohet se vendosi tritol në banesën e një punonjësi policie dhe një shtetasi tjetër, arrestohet 33 vjeçari në Shkodër
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtune 28 janar 2023…

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…

2 hours ago
Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • Aktualitet

Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023

2 hours ago
BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…
  • Aktualitet

BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…

4 hours ago
Grupimi “Alibeaj” në PD vijon prezantimin e kandidaturave për “14 majin”, përcaktohet emri i parë në Qarkun Shkodër
  • Aktualitet

Grupimi “Alibeaj” në PD vijon prezantimin e kandidaturave për “14 majin”, përcaktohet emri i parë në Qarkun Shkodër

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.