Një shtetas 57- vjeçar është gjetur i vdekur në një banesë. Sipas informacionit të policisë, banesa ku ky shtetas u gjet i vdekur, i përket nje shtetasi 72- vjecar. Në njoftimin e saj policia e vlerëson vdekjen për shkaqe natyrale, por gjithsesi ja ka referuar prokurorisë atë. “Më datë 21.01.2018, në lagjen “Mark Lula”, në banesën e shtetasit A.B, vjeç 72, është gjetur i vdekur, shtetasi F.S, vjeç 57, banues në Shkodër. Nga veprimet e kryera rezultoi vdekje natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Shkodrës.