Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku 23-vjecari Aldison Belulaj vrau me armë zjarri studenten e Drejtësisë Ariela Murataj në kryeqytet, pasi kjo e fundit ka refuzuar të lidhej me të, ka folur xhaxhai i Aldisonit, Andon Belulaj.
Në një prononcim për emisionin “Rudina” në Tv Klan, ai ka thënë se dy të rinjtë ishin të lidhur që në gjimnaz dhe kohët e fundit kishin pasur probleme mes tyre. Ai tha gjithashtu se Aldisoni priste dje një përgjigje nga familja e Arielës, por vajza e kishte refuzuar.
“Ka qenë e papritur për ne. Di që kanë patur një lidhje, por dashuria e të rinjve është si fija e flokut, por që të arrinin këtu nuk e mendoja asnjëherë. Unë di që ata kanë qenë të lidhur në gjimnaz dhe Aldisoni ka qene djalë normal. Vëllai kunata dhe djali kanë shkuar tek shtëpia e vajzës për ta kërkuar dhe kanë pritur një përgjigje ndoshta deri dje dhe më pas djali ka ikur. Kur pashë lajmet dje u tmerrova”- ka thënë xhaxhai i Aldisonit.