Gështenja një ndër simbolet e vjeshtës. Vlerat e shumta të saj. Nëse thua gështenja, thua vjeshtë. Dhe thua edhe gjethe, aroma speciale, pulovrat e para. Fruti është i mbështjellë në formë iriqi, brenda të cilit mbillet fara, e ngrënshme. Gështenja përbëhet 50 %nga uji, 45 % nga karbohidratet, pjesa tjetër janë fibrat dhe kripëra minerale duke përfshirë fosfor, squfur, klor, magnez, kalium dhe kalcium; përveç vitaminave komplekse B dhe C. Po kaloritë? 100 gram gështenja përmbajnë 200 kalori. Por nuk mbaron këtu. Gështenjat janë të njohura në rastet e stresit, dobësisë së përgjithshme dhe ripërtëritjes. Prania e acidit folik gjithashtu e bën atë një ushqim të dobishëm për gratë shtatzëna. Dhe mielli i gështenjës është pa gluten është i përshtatshëm për përgatitjet e ushqimeve të personave intolerantë ndaj glutenit . Përveç kësaj, ekstrakti i gështenjës është veçanërisht i përshtatshëm për masazhin e këmbëve, pasi tonifikon lëkurën, ndihmon qarkullimin, stimulon metabolizmin dhe lë një ndjesi të këndshme. /I.Lame/