Reperi i njohur, Eminem ka fituar gjyqin me një parti politike, pasi e akuzonte këtë të fundit për vjedhjen e të drejtës së autorit. Partia Kombëtare e Zelandës së Re është e detyruar t’i paguajë reperit rreth 412 mijë euro.
Sipas vendimit të një gjykate në Zelandën e Re, partia politike ka përdorur këngën e Eminem “Lose Yourself” gjatë fushatës elektorale në vitin 2014. Kujtojmë se me këtë këngë Eminem arriti të fitojë çmimin Oscar. /shqiptarja.com/