“Gegni, se gegët ashtu e thrrasin veten…”, gjuhëtarja i jep leksion publik gazetares për Standardin e Shqipes…

Shkruan në Facebook gjuhëtarja Ledi SHMAKU SHKRELI: E DREJTA MBI EMRIN

E dashur gazetare, po du me të të tërheq vëmendjen për një lajm: ti shkruan se gjyshi i vajzës, duke heshtë, “ka respektuar kodet e Gegërisë” – thua ti.
Në fakt ka respektu kodet e GEGNISÊ. Dhe kjo është një emërtesë ku standardi as hyn as ka të drejtë me hy. A din pse? Se gegët ashtu e thrrasin veten: Gegë – Gegnì – Gegnisht. Dhe as ju shkon mendja mos me e thirrë Toskëri pjesën tjetër të Dheut, sepse ashtu e quajnë toskët. Është e drejta e emrit.


Quhen pra Kodet e Gegnisë, të cilës duhet me ia respektu kodin e parë, të drejtën eksluzive mbi emrin.

Se është njësoj si ti të quhesh “E-lona” e unë të të thrras “E-lëna” ose të të ketë quajtë mami “E-lena” dhe të të quaj “E-lera” se ashtu na e do Standardi.

S’dij a m’kuptove