
Nga Ilir Kadia*
Mëngjesin e një dite para se të ndodhte aksidenti u takuam rastësisht tek “Artisti “.
Po pinim kafe me Ad Krastën kur u shfaq Koli me cigarishte në buzë.
Hajde e pimë jashtë! Këtu s’ lejohet! Hajdeni se kam mall! -na tha e ne u çuam me qef. Biseduam nga të gjitha muhabetet nga “a” tek “zh” për gati dy orë.
Sikur u rrëfyem! Unë i thosha Kolit Çërçill! Se jo vetëm i ngjante në atë foton e njohur me puro por edhe pse ishte i qartë dhe i vendosur në çthosh e bënte, si ai.
Kur u dha lajmi në televizion atë natë ferri u futa në dhomën time e qava… qava!
Pas varrimit shkova vetë në vendngjarje të bindesha për çfarë kish ndodhur.
E njihja shumë mirë atë vend. Kisha punuar ekonomist në kooperative në fillim të viteve 80’. Pyeta mirë e mirë! U binda! Fati i keq në një natë shekspiriane.
Tani, sa herë shkoj në varreza, kthehem medoemos tek Koli!
E shoh në sy gjatë!
Mundohem të çmallem!
*Gazetar dhe mik i te ndjerit Sokol Olldashi