Skip to content
11 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Gazeta holandeze akuzon ambasadoren tone: Fsheh problemet ne televizion

ShkodraWeb 24 August, 2017
ambasadorjakoke
Shkrimi i  plotë “De Telegraaf”
MOHOHET RAPORTI PËR KRIMINELË SHQIPTARË; AMBASADORJA FSHEH PROBLEMET NË PROGRAMIN TELEVIZIV

Ambasadorja e Shqipërisë në Hagë ka gjetur një mënyrë kreative për të fshehur problemet që krijohen nga krimi i organizuar nga vendi i saj në Holandë. Në një program televiziv shumë të shikuar ajo mohoi ekzistencën e një raporti tejet të fortë nga Policia dhe Prokuroria e Amsterdamit dhe Roterdamit.

Për shkak të konkluzioneve në raport, policia dhe prokuroria holandezë kërkuan të rivendoset regjimi i vizave për shqiptarët. Kjo do të parandalonte vendosjen e kollajshme të krimit shqiptar në Holandë.

Në një edicion informativ, ambasadorja Adia Sakiqi u shpreh: “Ky është një shkrim në një gazetë sensacionale, për të cilën gazetari ka patur një bisedë të shkurtër me një njeri që punon tek policia.

”Por, në të vertetë, dy gazetarë të ‘Telegraaf’ komunikuan me një oficer të lartë të Policisë si dhe një prokuror. Kjo bisedë ndodhi pasi rrodhën 40 faqe të raportit për krimin e organizuar shqiptar. Ambasadorja foli për ketë çështje dy herë gjatë ditëve të fundit me gazetarët e ‘Telegraaf’.

Sakiqi gjithashtu pretendon se ka zhvilluar një bisedë me koordinatoren për zgjerim në BE, tek Ministria e Jashtme Holandeze.

Sipas Sakiqit, ajo i kishte thënë që mos t’a merrte aq seriozisht lajmin për raportin. Por, Ministria e Jashtme Holandeze nuk e përfshin veten në ketë pretendim. “Këto janë fjalë që nuk i kemi thënë”, reagoi një zëdhënës i ministrisë së Jashtme.

Adia Sakiqi tha edhe më shumë marrëzira. Ajo deklaroi se Policia dha thjesht një përshkrim për punën e tyre, pas arrestimit të një vrasësi shqiptar, para dy javësh. Por, raporti për shqiptarët është botuar para arrestimit.

Ambasadorja provoi në edicionin informativ që të hiqte vëmendjen nga problemi i krimit shqiptar, duke thënë që Amsterdami është një qytet ku turistët vijnë vetëm për drogën dhe për prostitutat.

Konkluzionet e forta që u morën në ketë raport të Policisë: në tregun holandez të drogës dhe të prostitucionit, kriminelët shqiptarë luajnë një rol parësor.

Shqipëria tenton të luftojë fort krimin, pasi kërkon të behët pjesë e Bashkimit Europian; dhe tani është kandidat-anëtare. Kjo ishte arsyeja pse raporti i Policisë dhe Prokurorisë për krimin në Holandë ra si bombë nga qielli. Deri tani, qeveria shqiptare nuk kishte reaguar. Sakiqi ishte e para që reagoi në media. Ajo tentoi të siguronte shikuesit që nuk do të rikthehen vizat. “Kam një lajm te mirë: Holanda nuk mund ta bej vetëm, këtë mund t’a bëjë vetëm Bashkimi Europian.”

Por, kjo nuk është e vërtetë. Sipas regullave të reja të Bashkimit Europian, një shtet anëtar mund të kërkojë vetë për një pezullim të lëvizjes së lirë në qoftë se personat e një nacionaliteti të caktuar kthehen në rrezik të shtuar për rendin publik, falë krimeve që kryejnë.

“Kjo është pikërisht çfarë po ndodh në Holandë”, tha deputetja Mona Keijzer. Ajo ka kërkuar bashkë me kolegët e saj një sqarim nga ministri i Jashtëm, si dhe nga ai për Siguri dhe Drejtësi. Ajo kërkoi nga qeveria që të lobojë tek Komisioni Europian, në mënyrë që Holanda të mund t’i rikthejë vizat për shqiptarët.

Holanda nuk është vetëm në këtë pikë. Edhe vende të tjera të BE-së, si Gjermania, Franca dhe Italia, kanë vënë re se kriminelët nga Shqipëria po fuqizohen në trafikimin e drogës dhe atë të qënieve njerzore.

Gazeta kërkoi një koment nga Sakiqi, por ajo reagoi nervoze. “Në qoftë se unë nuk e marr raportin, atëherë raporti nuk ekziston për mua. Unë nuk merrem me thashethemet.”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Mesazhi i forte i kryeinfermieres per Ramen: Do besh shtet, nise nga vendi im i blere i punes
Artikull pasardhës: Ambasada Amerikane mesazh per ata qe duan te studiojne ne SHBA

TË FUNDIT

policia-shkoder

Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
vllaznia- tirana 2026

VIDEO – “Klasikja” e futbollit shqiptar ngjyroset kuqeblu, Vllaznia mund me përmbysje Tiranën…

ShkodraWeb 27 February, 2026 0
dinamo vllaznia 2026

VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit 10 March, 2026
  • Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara 10 March, 2026
  • Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor… 10 March, 2026
  • Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para… 10 March, 2026
  • VIDEO – Ngjarja e të hënës në Kiras të Shkodrës, policia shpall në kërkim 40- vjeçarin që qëlloi me armë 10 March, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinjtë shkodranë, akuzohen për tregëti armësh, iu gjetën 6 pistoleta 10 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
ambulance shkoder 2024

Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.