Skip to content
8 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • RUSI 2018

Frikë nga statistikat, Argjentina një nga ekipet me më shumë probleme në Rusi

ShkodraWeb 5 years ago
2

Nëse do të huazonim titullin e një filmi të famshëm, do t’i titullonim “Shtatë mrekullitë”, sepse në “Rusi 2018” mbërrijnë të pamposhtura, të paktën duke llogaritur vetëm fazën kualifikuese. Në rend alfabetik rigoroz janë: për Europën, Anglia, Belgjika, Gjermania dhe Spanja. Irani për Azinë dhe Senegali dhe Tunizia për Afrikën.

Natyrisht që paraqitja më e mirë është ajo e kampionëve të botës në fuqi, që pavarësisht se u shpallën kampionë të Kupës së Konfederatave verën e shkuar, gjermanët fituan edhe Grupin C të kualifikueseve të Botërorit në Kontinentin Plak. Njëra pas tjetrës viktimat ishin Azerbajxhani, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Republika Çeke dhe San Marino. Shtatë kombëtaret e pamposhtura në fazën eliminatore në bazë të përqindjeve të fitoreve të arritura renditen si më poshtë: Gjermania 100%, Belgjika 90%, Spanja 90%, Anglia 80%, Tunizia 75%, Irani 66.7% dhe Senegali 62.5%.

ARGJENTINA – Por, nga ana tjetër e klasifikimit, ka edhe disa kombëtare që e prenë me shumë vështirësi biletën për në edicionin e 21- të të Kupës së Botës, duke arritur më pak se 50% fitore. Dhe ndër to janë Panamaja (37,5%), Argjentina dhe Kolumbia (38,9%) dhe Peruja (40%).

MENOTI – Por, trajneri i bardhekaltërve, kampionë bote në 1978-ën, Sezar Luis Menoti, njeriu që shkroi me germa të arta emrin e Argjentinës në arenën ndërkombëtare, thotë se ky Botëror do të jetë i Lionel Mesit ose i Nejmarit. Nënkampionët e botës janë shpallur për herë të fundit kampionë bote 32 vite më parë, në Meksikë 1986. “Unë nuk e kam kapacitetin për të analizuar në këtë moment, sepse transformohem në një tifoz. Unë i kam kritikuar të gjitha proceset në kombëtare, që nga ndryshimet e pakuptimta të trajnerëve, deri te drejtimi i federatës që nuk pati kurrë një projekt serioz.

Tani ka një drejtim dhe trajner të ri. Është një projekt për të cilin ka pak informacion. Kështu që unë nuk mund të bëj analiza, prandaj do të jem një tifoz”, tha 79-vjeçari, i cili në lidhje me favoritët e Botërorit shtoi: “Do të jetë Kupa e Botës e Mesit ose Nejmarit. Nuk e shoh Kristiano Ronaldon të luftojë, më shumë se çdo gjë, për Portugalinë”. /panorama.com.al/

Continue Reading

LAJM PARA: U zyrtarizua një ditë para Botërorit, Hierro zbardh prapaskenat: Nuk do ia falja vetes nëse…
LAJM PAS: Orakulli Akil, ja kë zgjedh macja parashikuese e Botërorit për ndeshjen e parë

TË FUNDIT

VIDEO/ FIFA mbyll zyrtarisht votimin, ja kë zgjedhin fansat si golin më të bukur të Botërorit
  • RUSI 2018

VIDEO/ FIFA mbyll zyrtarisht votimin, ja kë zgjedhin fansat si golin më të bukur të Botërorit

5 years ago
FOTO+ VIDEO/ Fitorja e Kupës së Botës nga Franca, shkakton viktima gjatë festimeve në Paris…
  • RUSI 2018

FOTO+ VIDEO/ Fitorja e Kupës së Botës nga Franca, shkakton viktima gjatë festimeve në Paris…

5 years ago
Luko Modriç shpallet “ylli i botërorit” në mes lotëve, jepen edhe çmimet e tjera individuale
  • RUSI 2018

Luko Modriç shpallet “ylli i botërorit” në mes lotëve, jepen edhe çmimet e tjera individuale

5 years ago

TË FUNDIT

  • “Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • “Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • “Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • “KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…
  • FOTO – “Mbështetja e një shteti mik…”, Bardh Spahia takime me zyrtarë të lartë italianë, i fton për vizitë në Shkodër
  • MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi

TË FUNDIT

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

6 mins ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

19 mins ago
“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • Aktualitet

“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…

25 mins ago
“KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…
  • Aktualitet

“KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…

2 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.