Vllaznia eshte ende me pushim dhe pritet t’i rikthehet stervitjes vetem ne ditet e para te javes se ardhshme, per te nisur edhe pergatitjet per “Conference League”.
Por nderkohe i pari qe ka zbritur ne fushe ka qene kapiteni Erdenis Gurishta. Ai pas disa diteve pushimesh, pasditen e djeshme ka dale ne stervitje duke djersitur.
Kete gje ai e ka bere te ditur me nje postim ne rrjetet sociale, te cilin e shoqeron me dy fjale ne anglisht ku shkruan: “My home” (shtepia ime).
Gurishta ka lene pas sezonin me te mire te karrieres se tij dhe tashme duket shume i motivuar per te bere mire me Vllaznine si ne Kupat e Europes, ashtu edhe ne sezonin e ri.