Pas Egzon Shimajt, Vllaznia ka bere realitet sot nje tjeter perforcim ne merkato. Madje kete here behet fjale per nje lojtar me shume pervoje.
Ai eshte qendermbrojtesi malazez Darko Bulatoviç. 31 vjeçari nga Nikshiqi ka luajtur sezonin e fundit me Sutjesken nderkohe qe pak kohe me pare ka qene edhe pjese e kombetares se Malit te Zi.
Prezantimi i ketij lojtari eshte bere sot nga vete presidentja e klubit, Voltana Ademi, sponsori Alban Xhaferi dhe drejtori sportiv Matko Djarmati.
Ja çfare shkruan klubi shkodran per ardhjen e ketij lojtari:
VLLAZNIA FIRMOS ME QENDËRMBROJTËSIN DARKO BULATOVIÇ
Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se ka nënshkruar sot me qendërmbrojtësin Darko Bulatoviç. Ai në sezonin e fundit luajti për skuadrën e Sutjeskës së Nikshiqit në Superligën malazeze, ndërkohë që është edhe lojtar i kombëtares së këtij vendi.
Bulatoviç do të jetë pjesë e Vllaznisë për sezonin 2021-2022. Ndërkohë drejtuesit e klubit vazhdojnë negociatat me lojtarë të tjerë cilësorë, në përmbushje të objektivit për një prezantim dinjitoz në Kupat e Evropes dhe fitimin e titullit kampion për sezonin e ri.