
Presidenti rus Vladimir Putin dhe ish- kryedemokrati Lulzim Basha, e kanë një të përbashkët: logon e partisë së tyre.
Ditën e sotme, presidenti rus ka marrë pjesë në një takim me një përfaqësi biznesi, por ajo që ka rënë në sy, të paktën për opinionin publik shqiptar, është logoja e partisë së tij, e cila është e njëjtë me PD-në në Shqipëri e drejtuar nga 2013 deri në 2022 nga Lulzim Basha.
Siç shihet në foto, është e njëjta ngjyrë, i njëjti shkrim. “деловар россия” është mbishkrimi i cili shqipërohet “bisnesmen rus” me inicialet PD.
Me gjasë, stafi i Putin ka gjetur një logo në rrjete sociale dhe që koencidon me logon që ka patur PD deri para pak muajsh.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!