![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/05/bar-kafe-nona-palase.jpg?x28643)
Me afrimin e sezonit veror, është rikthyer edhe dyshja Uran Derri nga Kruma e Kukësit dhe Ervin Manushi nga Tirana, pronarë të rrjetit të restoranteve me emrin ‘Nona’, të njohur për çmimet e ‘çmenduara’, jashtë realitetit ekonomik shqiptar. Kjo është një faturë e lëshuar ditët e fundit në një nga degët e lokaleve ‘Nona’ në Palasë, Himarë. Fatura është shokuese, ku edhe çmimi i kafes dhe ujit është rritur me 50 % krahasuar me vitin e kaluar.
Mes të tjerave, sipas faturës, 3 kokrra vezë në formë omëlete kushtonin 33 mijë lekë ose rreth 33 USD. Një kafe, Uran Derri dhe Ervin Manushi e shesin 3 mijë lekë, ndërsa një ujë 6 mijë lekë. Pra, për të konsumuar tre vaktet tek ‘Nana’ duket të marrësh overdraft.
Vitin e kaluar, tek Nona, një Red-Bull që kushton në fakt 1 euro, shitej për 10 mijë lekë. Një kafe me kosto 200 lekë, shitej për 2 mijë lekë. Një ujë që kushton në supermarket 300 lekë, shitej për 4 mijë lekë. Këtë sezon duket se Uran Derri dhe Ervin Manushi i kanë rritur çmimet deri në 50 %.
Pushuesit janë të lirë të frekuentojnë cilindo restorant, por kjo faturë është një paralajmërim që të kenë kujdes, pasi tek ‘Nona’ mund të zhvaten në mënyrë paimagjinueshme.
Lidhur me çmimet e çmendura, ka reaguar edhe ish- zëvendëskryeministri Erion Braçe përmes një postimi i Facebook, ku shkruan:
FILLOI!
NE PALASE!
FATURA- 1 MAJ:
Nje kafe =300 lekë (3000 lekë te vjetra)
Nje uje =600 lekë (6000 lekë te vjetra)
Nje Omlete=1100 lekë (11000 lekë te vjetra)
Pra ne Palase, po po tek ai, i njejti, fiks aty ku e paguan kete kafen me shtrenjte se ne DUOMO/MILANO se te duket si status social te lësh leshtë aty!
Po patjeter qe eshte zgjedhje, po deshe, te thone. Ky eshte standardi qe shume politikane e legjitimojne!