FOTOLAJM – Theu bojkotin e Dhomës së Avokatëve, Eni Çobani mund të humbasë licencën e profesionit…

Avokatja e emisionit ‘Shihemi ne gjyq’, Eni Çobani, ka thyer bojkotin e avokatëve. Bëhet me dije se sot Çobani ka marre pjese ne nje seance gjyqësore ne Gjykatën e Faktit ne Përmet.

Kujtojmë që avokatet ne te gjithë vendin kane 1 muaj qe po bojkotojnë seancat gjyqësore si kundërshtim ndaj hartës se re gjyqësore në vend.


Avokatet e Përmetit janë ndeshur me avokaten Çobani ne hyrje te gjykatës por ajo ka hyre ne godine duke thyer bojkotin.

Dhoma e Avokatisë se Gjirokastrës ku pjese janë edhe avokatet e Përmetit, ka siguruar procesverbalin e seancës gjyqësore në Gjykatën e Permetit dhe bashkë me te, i ka dërguar Komitetit te Disiplines te Dhomës Kombëtare te Avokatise ne Tirane, nje ankese ku i kërkohet marrja e masave ndaj Eni Çobanit me heqjen e licenses.