Disa ditë më parë regjisori i ri dhe i suksesshëm Eduart Grishaj, ka qenë në Serbi ku ka vijuar xhirimet e filmit të tij “Sofia”. Kjo është mësuar nga vetë Grishaj përmes fotove të shpërndara në rrjete sociale nga ai. Kanë përfunduar xhrimet atje apo thjeshtë është shkëputur disa ditë nga puna, nuk mund ta themi, por sot Edi ka publikuar një foto nga Shqipëria.
Është një foto shumë e veçantë pasi për herë të parë regjisori nga Malësia e Madhe, prezanton Diellin e tij dhe të Arbanës, djalin që erdhi në jetë nga lidhja e tyre. Fotoja është një pozicion klasik i fotove të baballarëve shqiptarë me fëmijët e tyre, sidomos djemtë, duke i ngritur mbi kokë në drejtim të qiellit. Aq më shumë që djali i Edit dhe Arbanës mban emrin e veçantë Diell.
Ms humë mundësi foto është shkrepur nga Arbana, e cila për vetë moshën e Diellit, duhet ta shoqërojë kudo. Pavarësisht se Grishaj nuk identifikon saktësisht vendndodhjen, nuk është aspak çudi që të jetë ndonjë zonë e Malësisë së Madhe. Por e rëndësishme është se sot Edi na prezantoi me krijesën e tij dhe të Arbanës, Diellin, të cilit i urojmë jetë të gjatë e të lumtur. Sigurisht, nuk kanë munguar as urimet e shumta të miqve të Edit por edhe Arbanës. /ShkodraWeb/