FOTOLAJM – Regjisori Eduart Grishaj bëhet baba, partnerja Arbana Osmani sjell në jetë djalin me emrin e veçantë…

E sotmja është ditë feste për regjisorin Eduart Grishaj dhe moderatoren Arbana Osmanin, e cila ka sjellë në jetë fëmijë e saj të dytë dhe të parin për partnerin e saj. Moderatorja e njohur ka lindur sot djalin e saj, që e ka pagëzuar me emrin Dielli.


Lajmin e bukur e ka ndarë me të gjithë partneri i Arbanës, regjisori i njohur Eduart Grishaj. Ai ka publikuar një foto me vogëlushin e sapoardhur në jetë.

“Lindi Dielli”, shkruan Grishaj, ndërsa ka zbuluar edhe emrin e të porsalindurit. Kujtojmë se Arbana Osmani ka një djalë me emrin Jon nga martesa e saj e parë.

ShkodraWeb Media i uron jetë të gjatë, të shendetshme dhe të lumtur Diellit të Eduartit dhe Albanës!

ShkodraWeb Channel