Ish- kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka publikuar sot foton e parë të nipit të saj. Në Facebook- un e saj, ish- deputetja e Shkodrës ka postuar një imazh shumë të bukur, duke mbajtur në krah djalin e Megit. Edhe dedikimi është shumë i veçantë, por edhe mjaft i thjeshtë: Vetëm një zemër e vogël e kuqe. Nikola i vogël, është fryt i dashurisë së Magit, vajzës së Topallit me Angjelin Serreqin.
Topalli u bë gjyshe para disa kohëve, ndërsa daljen e parë me nipin e bëri gjatë një ceremonie në universitetin “Luigj Gurakuqi”, ku mori Çmimin e Karrierës “Alumni”. Sot ajo ka publikuar një foto të plotë, por gjithsesi duke u kujdesur që mos të shfaqet fytyra e vogëlushit. Postimi i gjyshe Jozefinës, ka marrë qindra komente dhe reagime pozitive nga ndjekësit e saj ndërsa ne e urojmë jetë të gjatë e plot shendet.