Larg skenës politike por edhe deklaratave për të komentuar atë çfarë ndodh në vend, ka qenë këto kohë ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Por ndryshe nga politika, demokraten e kemi parë aktive në rrjetet sociale me postime nga jeta e saj e përditshme. Pas fotove të diplomimit të të birit, sot, zonja Topalli ka postuar një foto të saj buzë lumit Buna, me kalanë e Shkodrës në sfond.
E veshur me një fustan me lule dhe e qeshur Topalli ka zgjedhur fjalë të At Gjergj Fishtës për të përshkruar bukurinë e Shqipërisë.
““Po, edhè hâna do t’ a dijë / edhè Dielli do t’ két pá / se për qark ksaj rrokullije / si Shqypnija ‘i vend nuk ká…” At Gjergj Fishta”, shkruan Topalli.