FOTOLAJM – Gomonia shkëputet nga makina që e tërhiqte dhe përfundon në trotuarin në mes të qytetit

Një incident është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shëngjinit. Një makinë po tërhiqte një mjet lundrues, kur gomonia është shkëputur dhe ka përfunduar në trotuar.

Mësohet se mjeti lundrues është përplasur edhe me një makinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore të qytetit të Shëngjinit.


Fatmirësisht në momentin e ngjarjes, ka patur kalimtarë të shumtë, të cilët fatmirësisht arritën ta shmangin mjetin.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij incidenti.