Kandidatja për deputete e PD- së në Qarkun e Shkodrës Izmira Ulqinaku Rusi, ka publikuar një foto ndryshe nga ato të fushatës elektorale, duke përcjellë edhe një mesazh mjaft domethënës.
Kandidatja demokrate përcjellë masazhin “Familja mbi të gjitha! “. Në foton e publikuar, Ulqinaku prezanton prindërit e saj, bashkëshortin dhe prindërit e tij.
Babai i bashkëshortit të Ulqinakut, është një personazh shumë i njohur në Shkodër dhe më gjërë. Është Ormir Rusi, ish- deputet dhe ish- kryebashkiak i Shkodrës si përfaqësues i Partisë Demokratike.