Fëmija i parë i vitit 2023 është një vajzë. Promisa erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, në orën 12:00 dhe gëzon shëndët të plotë.
Vetëm një minutë pas lindjes së Promisa, vjen në jetë edhe një djalë, Orjoli, bebi i parë që lindi në maternitetin “Koço Gliozheni për vitin e ri.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau foto të fëmijëve në Facebook.
“Mirë se erdhët Promisa dhe Orjol. Është vajzë fëmija i parë i vitit 2023, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00. Një minutë pas ndërrimit të viteve erdhi në jetë edhe një djalë i shëndetshëm, bebi i parë që lindi në maternitetin “Koço Gliozheni” shkruan ministrja krah fotove të fëmijëve.