FOTOLAJM – “Dje ta uroj ditëlindjen…sot ja ke coptuar zemrën”, mesazhi prekës i tezes për 19 vjeçaren nga Shkodra…

Një aksident fatal në dalje të tunelit të Krrabës në Elbasan, i mori jetën dy vajzave të reja nga Shkodra mbrëmjen e të dielës. Ndërsa Denisa Dibra dhe Nervida Garunja luftojnë për jetën në spitalin e Traumës, familjarët vajtojnë humbjen e Lusinda Garunjës dhe Gjeneta Qallias.


Tezja e Lusinda Garunjës ka bërë një postim mjaft prekës për mbesën që një ditë më parë festonte ditëlindjen dhe sot shkoi në botën tjetër.

“Ylli tezes dje ta uroj tezja ditelindjen ;sot ja ke coptuar zemren tezes ;ylli tezes do te mbetesh gjithmon ne zemren time ;sot shkove ne boten tjeter o engjell i bukur qofsh lule ne xhehnet 😭😭💔💔🌷🌺🌸🌻”, shkruan Suzana Plajevic.

© ShkodraWeb Media - Të gjitha materialet në këtë faqe mund të përdoren nga media të tjera, duke përmendur emrin e burimit të informacionit nga janë marrë.

ShkodraWeb Channel