Familja Topalli ka patur një ditë të veçantë të martën e kaluar. Genari, djali i Tonin dhe Jozefina Topallit, është diplomuar në një nga universitetet e Italisë. Në ditën e diplommimit, ai ka patur afër njerëzit më të afërt: babain, nënën dhe motrën Megi. Siç është normale, nuk do të mund të mungonte edhe një fotografi, të cilën e ka postuar në FB vetë Genari, i cili shkruan: “Nje dite shume e vecante dhe e bukur per mua. Ne mbrojtjen e diplomes 09/04/2019”.
Nuk kanë munguar edhe urimet e shumta për djaloshin, i cili u është përgjigjur me shumë dashamirësi. Për Genarin duket se është gëzuar edhe Eva Murati, e cila ka qenë në një lidhje me Genarin dhe prrej disa kohësh, u tha se ata janë ndarë dhe nuk janë parë më bashkë. Postimit të Genarit, Murati i ka dhënë një “like” dhe kaq ka mjaftuar që faqet gossip e jo vetëm të shfrenojnë fantazinë: Genari dhe Eva janë bashkë apo janë ndarë…?!.
Në fakt, në këtë ditë të rëndësishme për Genarin dhe familjen e tij, kjo ka pak rëndësi. Urime Genar, t’u priftë e mbara në jetë! /ShkodraWeb/