FOTOLAJM – Delegati publikon biseden me Agron Shehajn për verifikimin e firmave, PD reagon me deklaratë përgenjeshtruese

Ditën e sotme deputeti Agron Shehaj, ka vajtur në zyrën e Edi Palokës për verifikimin e firmave të delegatëve të Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit. Në praninë e mediave, ai madje ka telefonuar dy delegatë, të cilët i kanë konfirmuar se kanë firmosur me dëshirë thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Jo vetëm kaq. Një delegat ka publikuar në Facebook edhe telefonatën e marrë nga Shehaj, duke bërë edhe një koment që mund ta lexoni më poshtë.

Ndërkohë, në Facebook ka ardhur përgenjeshtrimi nga Dega PD 5 në Tiranë, në një deklaratë me pak rreshta ku flitet edhe në emër të degës nr. 7 të Tiranës.

Mesa duket, sa më shumë afrohet data 11 dhjetor, aq më shumë shtohen edhe deklaratat dhe kundërdeklaratat nga palët në këtë përballje brenda PD- së.


Open

Close